Rreth nesh

‘Water for poor’
Nje tjeter bashkepunim i rendesishem vjen per shkollen tone ne kete fillim viti shkollor. Bashkepunimi me partneret tane me te rinj, GIZ Albania, e cila implementon nje investim te qeverise gjermane ne bashkepunim me Ujesjellesin dhe Bashkine Elbasan. Fale ketij bashkepunimi, shkolla jone do te perfitoje rikonstruksionin e plote te tualeteve te saj. Ky invesim do t’i hape rruge projekteve tona ne vazhdim, ku ne fokus do te jete sensibilizimi dhe edukimi i te rinjve per mirembajtjen e shtepise sone te perbashket, mjedisit. Me synimin e perbashket per fuqizimin e shkolles qender komunitare, ku fale bashkepunimeve te tilla ne rritim dhe permiresojme cilesise akademike, emocionale, dhe shendetesore te femijeve tane, ky investim nuk do t’i vije ne ndihme vetem nxenesve, prinderve dhe stafit te shkolles, por edhe komunitetit te qytetit tone, i cili perdor mjediset e shkolles per aktivitete sportive jashte procesit dhe programit mesimor.
Faleminderit Giz Albania!
Faleminderit drejtuesve te Ujesjellesit, Elbasan!
Faleminderit Bashkia Elbasan!
%d bloggers like this: